Rreth nesh

Rreth nesh

Ne ju ndihmojmë të

planifikoni udhëtimin tuaj!

Landways International (ish Albanian Experience) është një kompani me bazë në Shqipëri, e cila u krijua në vitin 1995 me një themelues dhe pronar të vetëm Z.Gazmend Haxhia, i cili vazhdon të jetë i vetmi aksioner dhe shefi i strategjisë së kompanisë, ku aktualisht, falë punës dhe eksperiencës së gjatë, Landways është një nga operatorët më dinamikë në Ballkan dhe Europën Juglindore.

Z. Haxhia gjithashtu është bashkëthemelues dhe pronar i Përfaqësisë së Automjeteve OPEL, Bashkëpronar dhe bashkë - themelues i Universitetit POLIS me qendër në Tiranë, Themelues dhe aksioner i vetëm i Akademisë Shqiptare të Drejtimit dhe Sigurisë, e vetmja Akademi e këtij lloji në Ballkan.

Landways International lindi nga një kërkesë në rritje e tregut për shërbime të thjeshta si akomodimi dhe biletat. Në fillim, Landways International operoi vetëm në Shqipëri, duke ofruar kryesisht akomodim në hotel, bileta të fluturimeve dhe paketa turistike. Në vetëm disa vjet, Landways International u bë operatori kryesor tokësor në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni duke ofruar shërbime për turistë të huaj si dhe disa institucione të rëndësishme ndërkombëtare të vendosura në Shqipëri në atë kohë.

Duke qenë në hap me rritjen e tregut dhe me qëllim primar për të kënaqur kërkesat e klientëve, me kalimin e viteve, kompania shtoi shumë shërbime të tjera në portofolin e tij, duke u zgjeruar në shërbime më të specializuara si incentive, staff retreat, konferenca, evente etj.

Si pionierë të vërtetë në industrinë e turizmit, Landways International e kuptoi mjaft shpejt se Shqipëria përfaqësonte një treg shumë të vogël, ndaj dhe mori hapa të mëtejshme duke bërë të mundur zgjerimin gjeografik të kompanisë në tregje si Finlanda, Gjermania, Austria (në Evropë) dhe Japonia (në Azi). I suksesshëm në tërheqjen dhe mirëmbajtjen e këtyre tregjeve, Landways International zhvendosi fokusin e tij në ekonomitë me zhvillim të shpejtë në Azi, duke e shtrirë më tej aktivitetin e tij në shumë vende të Azisë Juglindore.

Sot, Landways International mbetet një nga ofruesit kryesorë të shërbimeve tokësore në rajonin e Ballkanit për tregjet e Azisë Juglindore. Landways International vazhdon të vendosi standardin për eksperiencat e udhëtimit të cilat janë të personalizuara, unike dhe të paharrueshme. Kjo kompani karakterizohet nga energjia rinore që gjendet në stafin e tij, një energji e cila i motivon në shërbimin ndaj çdo klienti duke përmbushur të gjitha kërkesat me përgjegjshmëri. Landways International është krenar të ofrojë përkushtim personal dhe shërbim 24-orësh për partnerët e tij në të gjithë rajonin e Ballkanit dhe Europës Qendrore-Lindore. Të gjithë këto faktor kanë bërë që Landways International të vazhdoj të rritet çdo ditë e më tepër në tregun global. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, cilësia e stafit dhe shërbimeve është e integruar me një rrjet të fortë logjistik të transportit tokësor dhe pajisjeve MICE, duke garantuar kështu vazhdimsinë e performancës së kompanisë në të ardhmen dhe mbajtjen me fanatizëm të statusit të tij si një nga kompanitë më të mira në rajon. Landways International drejtohet nga një Bord Menaxhues me pesë anëtarë kryesorë të ekipit dhe mbikqyret nga një bord ndërkombëtar prej 4 ekspertësh kryesorë të njohur nga Evropa dhe Azia.

Pse ne?

Shërbimet tona

Udhëtime Vajtje-Ardhje

Landways është një nga kompanitë më të mëdha të udhëtimeve në Ballkan, duke ofruar lloje të ndryshme udhëtimesh në vendet Ballkanike dhe Evropiane. Ne ofrojmë shërbime individuale turistike dhe paketa udhëtimi për grupe, si dhe të gjitha shërbimet e lidhura me udhëtimin në të gjitha këto vende.

Transferimi me autobuz

Si një nga kompanitë më të mëdha të autobuzave në rajon, ne jemi në gjendje t'u shërbejmë klientëve tanë me 23 autobuzat të rinj dhe 10 mikrobuza në të gjitha destinacionet që ne mbulojmë. Flota jonë përbëhet nga marka të ndryshme ku ndër të tjera mund të përmendim si: Setra dhe Mercedes Scania, etj.

Shërbime guide

Stafi ynë flet më shumë se 10 gjuhë të ndryshme si anglisht, gjermanisht, italisht, greqisht, shqip, spanjisht, braziliane, kineze, etj. Motoja jonë është të flasim gjuhën e klientit.

Bileta

Landways International, si një anëtar i IATA, ofron fluturime në të gjithë botën me tarifa konkurruese: tarifat e kontratave dhe tarifat speciale për turne gjithëpërfshirës, si dhe tarifat e negociuara të grupeve. Landways International gjithashtu ofron bileta trageti dhe autobusi.

Akomodimi

Landways ofron kontraktues në qindra hotele në Shqipëri, Ballkan dhe vende të ndryshme europiane. Për më tepër, kontraktuesit tanë mbulojnë destinacione të tilla turistike si Rumania, Bullgaria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Sllovenia, Greqia, Turqia, Italia, Austria, Republika Çeke etj.

Makina me qira

Landways International është zgjedhur si partneri zyrtar i Avis dhe Budget Rent-a-Car Albania. Me më shumë se 500 makina, ne jemi në gjendje të përmbushim nevojat e klientëve tanë.

100
Destinacione
2100
Ture të mahnitshme
Ture të ndryshme
117200
Klientë të lumtur

Lost your password?

Address

“Themistokli Germenji” Street, near TVSH area, shk. 1; k.1, Tirana

Phone

Email