Kroaci

Rreth destinacionit

Kroacia është një ndër shtetet e Europës Jug-Lindore, pozicionuar në lindje të Detit Adriatik (në lindje të Italisë), kufizuar me Slloveninë në veri-perëndim, Hungarinë në veri, Bosnjë dhe Hercegovinën në jug-lindje, Serbinë në lindje dhe Malin e Zi në jug. Trojet që sot përbëjnë Kroacinë, deri në fund të Luftës së Parë Botërore në vitin 1918, ishin pjesë e Perandorisë Austo-Hungareze. Kroatët, Serbët dhe Sllovenët formuan një mbretëri të njohur si Jugosllavi pas vitit 1929. Pas Luftës së Dytë Botërore, Jugosllavia u bë një shtet i pavarur komunist nën drejtimin e fortë të Marshallit Tito. Megjithëse Kroacia deklaroi pavarësinë e saj nga Jugosllavia në vitin 1991, u deshën katër vite luftime sporadike, përpara se ushtritë okupuese Serbe të asgjësoheshin nga tokat Kroate. Nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara, enklava e fundit e kontrolluar nga serbët në Slloveninë Lindore u kthye në Kroaci në 1998. Kroacia zë hapësirën më të madhe të brigjeve lindore të Detit Adriatik, e cila, si pjesë e Mesdheut, depërton thellë në kontinentin Europian. Vargmali Dinara ndan rajonin mesdhetar të vendit nga pjesa kontinentale e Europës Qendrore, e cila shtrihet që nga skajet lindore të Alpeve deri në veri-perëndim të brigjeve të Danubit në lindje. Nëse në fantazitë tuaja Mesdheu ju kujton ditët e ngrohta dhe ujërat e kaltra të detit, hijeshinë e qyteteve të vjetra me mure të lashta, Kroacia është pikërisht vendi për t'i kthyer ato në realitet. E balancuar mes Ballkanit dhe Evropën Qendrore, kjo tokë ka kaluar mes mbretërive konkurruese, republikave dhe perandorive për mijëvjeçarë. Nëse ka patur një anë pozitive të këtij dislokimi të vazhdueshëm, ajo është trashëgimia e pasur kulturore e lënë nga brezat paraardhës. Ndërtesat veneciane grumbullohen brenda kalave Napoleonike, shtyllat romake ngrihen nga kishat e para sllave dhe pallatet vjeneze që përplasen me skulpturën e Realizmit Socialist. Muzetë fantastikë ruajnë dëshmitë historike nga fazat më themelore të historisë evropiane, të cilat vërtëtojnë një histori që është aq sa interesante njëkohësisht dhe frikësuese. Nëse keni fatin të jeni të ftuar në një shtëpi nga njerëz lokalë, do keni shansin të njiheni me refrenin ‘Jedi! Jedi! Jedi! ‘(Hani! Hani! Hani!). Nuk është çudi që ndarja e ushqimit është e rrënjosur në kulturën e këtij vendi të bekuar me produkte të një cilësie të lartë nga toka dhe deti. Gatimi i thjeshtë është një tipar i tavernave të drejtuara nga bizneset e vogla familjare, por gjithnjë e më shumë brezi i kuzhinierëve të rinj po sjellin një tryezë më aventureske. Ndërkohë verërat dhe vaji i ullirit Kroat po lënë gjurmët e tyre në rang botëror, duke fituar çmime. Nëse largojmë për një moment vëmendjen nga ujërat e kristalta, ajo që na pret është një kornizë peisazhesh malore që qëndrojnë kryelartë. Alpet Dinarike, të cilat shtrihen nga Italia deri në Shqipëri, shtrihen në pjesën më të madhe të bregdetit. Karsti prej guri gëlqeror i la trashëgimi vendit mrekullinë e majave shkëmbore, shpellave nëntokësore, kanioneve të lumenjve, ujëvarave spektakolare dhe liqeneve kaq piktoreske. Më aktivët do të gjejnë shumë mundësi për të përshkruar shtigje të shumta shëtitjeje me biçikletë. Brigjet e jashtëzakonshme ishullore përbëjnë padyshim pjesën më atraktive të Kroacisë. Një pjesë e joshjes qëndron në shumëllojshmërinë që karakterizojnë këto brigje. Këtë rrezëllitje magjike do ta gjeni në vende si Hvari. Për ata që duan paqe dhe qetësi, ka shumë gjire dhe ishuj për ti zbuluar në stilin Robinson Crusoe.

Pikat kryesore

Mbi 1000 ishuj, nga të cilët vetëm disa janë të banuar. 7 site të mbrojtura nga UNESCO ku ndër të tjera përfshihet një nga qytetet me muret më të bukura në botë. Qyteti i Dubrovnikut është një thesar i vërtetë i Kroacisë. Plitvice - një labirint i gjelbëruar shtigjesh, pyjesh dhe livadhesh dhe ujëvaravash që sillen rreth 16 liqeneve përrallore. Edhe Plitvice është një sit i trashëgimisë botërore.

Fakte të shpejta

Monedha zyrtare e Kroacisë është ‘Kuna”, një emër që vjen nga një kafshë me gëzof të familjes së brejtësve, gëzofët e të cilave u përdorën për shkëmbime tregtare para monedhës moderne. Popullsia e Kroacisë është afërsisht 4.3 milion banorë me rreth 52% të saj femra dhe 48% meshkuj. Gjuha zyrtare në Kroaci është kroatishtja.

Duhet të dini

Padyshim gjeniu më i madh i shekullit XX dhe më i nënvlerësuari, është Nikola Tesla i cili lindi në Kroacinë e sotme. Kryeqyteti i Kroacisë është Zagrebi, i cili karakterizohet nga një skenë e lulëzuar e ushqimeve tradicionale dhe produkteve vendase. Moda Boutique është gjithashtu dominante në këtë qytet, e cila veçanërisht "Rruga Tkalčićeva", një pedonale kryesisht për këmbësorë. Përsa i përket klimës, Kroacia është e ndarë në dy zona dominante klimaterike: Kontinentale dhe Mesdhetare, megjithëse ka disa variacione edhe brenda këtyre zonave.

Evente

Shfaqja e varkave Kroate, e cila zhvillohet midis datave 13 dhe 17 Prill në Split, ku entuziastët e anijeve mund të shijojnë shfaqjen e markave të famshme detare Kroate dhe Ndërkombëtare. Festivali Ultra Europe është padyshim një nga festivalet më të lakmuar të muzikës moderne që zhvillohet midis 15 dhe 17 korrikut në Split, Ishujt Braç, Hvar dhe Vis.

BOSNIA & HERZEGOVINA, KROACI, SLLOVENI & ITALI 7 NETË / 8 DITË NGA SARAJEVA NË VENECIA

Mbërritja në Aeroportin Ndërkombëtar të Sarajevës dhe transferimi drejt dhe në Hotel Radon Plaza. Check-in në Hotel. Darka dhe fjetja tek hotel Radon Plaza në Sarajevë.

Mëngjesi amerikan bufe ne hotel. Fillojmë turin e qytetit me guidën lokale anglisht-folëse. Në mesditë në Sarajevë, muezinët thërrasin nga minaret ndërsa këmbanat e kishës jehojnë drejt alpeve Dinarike. Zhurmimi i makinave të rrugëve, duhanpirësit e nargjileve apo vizitorët e shumtë të kafeneve nuk mund të shpetojnë pa u vënë re. Karizma e qytetit është dehëse. Shpirti kreativ që Sarajevanët janë përpjekur të kultivojnë ndër breza është mjaft evident edhe në ditët e sotme. Lagjet e qytetit të shtrira përgjatë luginave që kumbojnë përbri kodrave, tokat pjellore të së cilave janë burim për sipërmarrësit dhe një trashëgimi nga epokat e kaluara. Kafenetë, teatrot, butikët dhe restorantet të cilat dominojnë në mes të ndërtesave në stile të panumërta, duke përfshirë këtu stilin osman, komunist dhe atë modern. Si vendasit ashtu dhe vizitorët po rizbulojnë shpatet e maleve përreth në të cilat u organizuan Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 1984. Përmes turit të Sarajevës vizitohet Tuneli i Shpresës, Xhamia e Gazi Husrev Pashës, Bascarsija, Urën Latinski etj. Dreka dhe darka do të organizohen në restorante hallall në qytet. Fjetja tek hotel Radon Plaza në Sarajevë.

Nisja herët në mëngjes nga Sarajeva drejt Mostarit i cili ndodhet në qendër të Hercegovinës, një qytet i cili përshkrohet nga lumi Neretva në Bosnjë dhe Hercegovinë. Viti 2004 shënoi rindërtimin e urës historike të Mostarit të ndërtuar në epokën e Osmanëve në 1566 dhe të shkatërruar në vitin 1993. Vizitojmë pikat turistike të qytetit të Mostarit, Pazarin e Vjetër, Shtëpinë Turke dhe xhamitë historike. Pas turit me guidë në qytet, do të keni kohë të lirë për të vizituar dyqanet e vjetra artizanale apo për të shijuar një drekë tradicionale turke në një restorant hallall. Pas drekës nisemi drejt Splitit. Mbërrijmë në Split ku do të realizojmë një tur të shkurtër të qytetit. Gjatë turit të splitit do të kemi mundësinë të shijojmë qytetin historik, të ndërtuar rreth Pallatit të Perandorit Romak Dioklecian, pjesë e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-s. Këtu do të shohim gjurmët e trashëgimisë romake të Splitit, strukturat e tij të epokës së Rilindjes dhe Gotikëve, Tempullin e Jupiterit, Katedralen, etj. Darka do të organizohet në një restorant brenda qytetit të vjetër ku menuja e sugjeruar është sigurisht me produkte deti. Qëndrimi tek Hotel Radisson Blu në Split.

Pas mëngjesit, udhëtojmë drejt Parkut Kombëtar të Liqeneve të Plitvice. Pas mbërritjes, bëni gati kamerën tuaj pasi nis shëtitja rreth disa prej liqeneve të pjesës së poshtme brenda parkut. Shijoni peizazhin befasues të kësaj mrekullie natyrore të 16 liqeneve me tarraca të rrethuara nga male me pyje me bimësi të dendur. Dreka do të konsumohet në një restorant lokal në Plitvice me menu peshku. Pas drekës nisemi drejt Zagrebit, ku sapo mbërrijmë, bëjmë check-in në hotel. Darka dhe fjetja tek hotel Double Tree by Hilton në Zagreb.

Fillojmë ditën me turin e Zagrebit, kryeqyteti i Kroacisë. Në mëngjes shkojmë drejt qendrës së qytetit të Zagrebit. Sapo mbërrijmë, do të shijojmë turin historik që përfshin qytetin e sipërm, Kishën e Shën Markut, Kisha e Shën Katerinës, Katedrales, Parlamenti dhe Pallati i Qeverisë. Pas vizitës së Zagrebit vazhdojmë drejt Bledit. Turi i qytetit të Bledit shoqërohet me një shetitje buzë bregut të liqenit magjepsës dhe kështjellës imponuese të Bledit të vendosur mbi një shkëmb të lartë mbi liqen. Në darkë udhëtojmë përsëri drejt Lubjanës, ku me të mbërritur, konsumojmë darkën në një restorant tradicional slloven. Darka dhe fjetja tek hotel Plaza në Lubljanë.

Fillojmë ditën me një tur në këmbë në qytetin e Lubjanës, kryeqyteti i Sllovenisë. Vizitojmë pikat më të rëndësishme të qytetit të vjetër: Markata Qendrore e hapur karakteristike e qytetit dhe tre urat (të dyja veprat të projektuara nga arkitekti i njohur Joze Plecnik), bashkinë e qytetit të stilit Barok, dhe shatërvanin Robba. Pas kohës së lirë, udhëtojmë drejt perëndimit për në Postojna, shtëpi e një prej strukturave më të mëdha të shpellave në Europë. Shëtisim brenda botës fantastike nëntokësore me një tren elektrik në miniaturë. Më pas, vazhdojmë drejt Venecias. Darka dhe fjetja tek hotel Concordia në Venecia.

Pas mengjesit ne hotel do të nisim vizitat në Venecia, qytetin e një bukurie klasike të përjetshme. Shijojmë turin ditor në këmbë në këtë qytet të Rilindjes, duke mësuar historinë e tij dhe legjendat që fshihen pas ikonave arkitektonike dhe veprave të mëdha të artit: Pallati Doge, Ura Rialto, Bazilika e Shën Markut dhe më shumë të tjetra. Kalomë 2 ditë duke eksploruar rrethin e famshëm të Liqenit. Ky mjedis tërheqës paraqet vendet e fshehta mbretërore, kopshtet dhe pamjet mahnitëse. Konsumojmë drekën në një restorant peshku në qytet dhe darkën e lamtumirës në hotelin e qytetit. Qëndrimi tek Hotel Concordia.

Në mëngjes transportimi drejt aeroportit për fluturimin tuaj të kthimit.

Lost your password?

Address

“Themistokli Germenji” Street, near TVSH area, shk. 1; k.1, Tirana

Phone

Email