Kosovë

Rreth destinacionit

Kosova është një territor polemik dhe një shtet i njohur pjesërisht në Evropën Juglindore, e cila deklaroi pavarësinë e saj nga Serbia në Shkurt 2008 si Republika e Kosovës. Ndërkohë që Serbia njeh qeverisjen e republikës të territorit, ajo ende vazhdon ta pretendojë atë si Provincën e saj Autonome të Kosovës dhe Metohisë. Kosova është pa dalje në det në Gadishullin e Ballkanit. Kryeqyteti i saj dhe njëkohësisht qyteti më i madh është Prishtina. Kufizohet nga Republika e Maqedonisë dhe Shqipëria në jug, Mali i Zi në perëndim dhe nga territori i pakontestueshëm i Serbisë në veri dhe lindje. Në antikitet, mbretëria Dardane (dhe më vonë provinca Romake e Dardanisë) ishte vendosur në këtë rajon. Si pjesë e Perandorisë Osmane (nga shekulli i XV deri në fillim të shekullit të XX), në fund të shekullit të XIX Kosova u bë qendra e lëvizjes së pavarësisë shqiptare me Lidhjen e Prizrenit. Si rezultat i disfatës në Luftën e Parë Ballkanike (1912–13), Perandoria Osmane ia dha vilajetin e Kosovës Lidhjes Ballkanike; Mbretëria e Serbisë mori pjesën e saj më të madhe, ndërsa Mbretëria e Malit të Zi aneksoi pjesën perëndimore përpara se të dy vendet të bëheshin pjesë e Mbretërisë së Jugosllavisë pas Luftës së Parë Botërore. Pas një periudhe unitarizmi Jugosllav në Mbretërinë e Jugosllavisë, Kushtetuta Jugosllave e pas luftës së dytë botërore themeloi Provincën Autonome të Kosovës dhe Metohisë brenda Republikës Federale Jugosllave të Serbisë.

Pikat kryesore

Një nga destinacionet kryesore natyrore të Ballkanit është Lugina e Rugovës në Kosovë; një varg malor i shtrirë në gjirin e një natyrë pikotreske me ujëvara dhe shkëmbinj. I fshehur në pyll, manastiri ortodoks serb në Deçan është një tjetër atraksion që ia vlen të vizitohet. Imagjinoni manastirin e përsosur - të rrethuar me pyje, e me një formë të bukur dhe simetrike, i tillë është manastiri Visoki Decani.

Fakte të shpejta

Monedha zyrtare e Kosovës është Euro që nga viti 2002. Popullsia e Kosovës është afërsisht 1.85 milion banorë me rreth 52% të saj femra dhe 48% meshkuj. Gjuha zyrtare e Kosovës është shqipja e cila përdor alfabetin latin dhe serbishtja e cila përdor alfabetin cirilik.

Duhet të dini

Kosova është një vend që prodhon verë të shkëlqyeshme, ushqim të shijshëm dhe produkte të jashtëzakonshme lëkure. Popullsia është një përzierje e shqiptarëve, turqve, romëve, ashkalive dhe serbëve, dhe teksa ju shëtisni përgjatë lumit mund të evidentoni një larmi ndikimesh, nga xhamitë osmane, tek kishat e vjetra ortodokse dhe katolike që ngrihen përmes bareve dhe kafeneve të shumta.

Evente

DOKUFEST, Festivali Ndërkombëtar i dokumentarit dhe filmit të shkurtër, është ngjarja më e madhe e filmit në Kosovë. Festivali organizohet në Gusht në qytetin piktoresk dhe historik të Prizrenit i cili tërheq artistë të shumtë ndërkombëtarë dhe rajonalë. Festival i Xhazit në Prishtinë është një tjetër event i rendësishem, i vlerësuar si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend, ka arritur të sjellë artistë të famshëm dhe të rëndësishëm.

SHQIPËRI, MAQEDONI & KOSOVË 1 NATË / 2 DITË NGA SHKUPI

Takimi në Tiranë, nisemi drejt Ohrit përmes Shën Naumit. I pozicionuar në mes të një oazi të gjelbërt përgjatë së cilit përshkon rrjedhën e tij lumi Drini i Zi, manastiri i Shën Naumit është një strehë e qetësisë në këndin më jugperëndimor të Republikës së Maqedonisë. Ky manastir kulmon në një kënd mbreslënës në buzë të kufirit Shqipëtaro - Maqedonas. Ashtu si me shumicën e kishave bizantine, Shën Naumi u zgjodh së pari për vendndodhjen e tij – ngrihet kryelartë mbi shkëmb rrethuar nga liqeni, pyjet e dendura dhe burimet jetëdhënëse të lumit Drin. Kompleksi monastik dhe kisha e Shën Naumit u ndërtuan fillimisht në fund të shekullit të dhjetë nga murgu që mbante të njëjtin emër; Maqedonasit besojnë se aty ende mund të dëgjosh rrahjet e zemrës së shenjtorit në arkivolin e tij prej guri brenda kishës. Vazhdojmë në drejtim të Ohrit për një tur gjysmë-ditor të qytetit. Qyteti turistik i Ohrit është një nga vendbanimet më të vjetra në Maqedoni që daton para periudhës sllave. Ohri është një sit i UNESCO-s i vendosur në rajonin e Ohrit / Prespës pranë Parkut Kombëtar Galica. Ai ka një histori të gjatë e të pasur, por mbase njihet më së miri për vëllezërit misionarë Kirili dhe Metodi, të cilët mbërritën në Ohër në vitin 886 të erës sonë dhe e bënë Ohrin qendër kryesore të kulturës sllave dhe veprimtarive letrare. Vëllezërve iu atribua krijimi i Alfabetit Cirilik, i cili i ndihmoi ata të përhapnin punën e tyre misionare në botën sllave. Pas udhëtimit tonë në liqen, ne vazhdojmë turin në këmbë duke shëtitur nëpër rrugicat karakteristike të qytetit të vjetër, duke zbuluar mjeshtërinë e traditës së pasur të filigranit të argjendit, gdhendjes në dru dhe perlave e Ohrit. Vizitojmë muzeun e mbrojtur arkeologjik dhe Shtëpinë e Robevcit. Më pas vijojmë vizitën me afresket e para të rilindjes në kishën e Shën Sofisë dhe kishën Shën Mëri e Zotit, Perivlepta me skenat apokrife në afreske të pasura nga jeta e Virgjëreshës. Ndalesë në teatrin klasik, i ndërtuar 2000 vjet më parë dhe i përdorur ende sot. Në turneun Plaoshnik vizitojmë gërmimet e Manastirit të Shën Pantelejmonit, selia e Universitetit të parë Sllav në Evropë e themeluar nga Shën Klementi. Për drekë do kemi mundësinë të shijojmë gatimin tradicional të Ohrit, troftën e freskët të liqenit. Pas konsumit të drekës në Ohër, vazhdojmë drejt Shkupit. Check In në hotel. Në mbremje shëtitje në qënder te qytetit të Shkupit. Qëndrimi dhe fjetja në hotel Holiday Inn.

Mëngjesi amerikan bufe në hotelin Holiday Inn në Shkup. Më pas nisemi drejt Prizrenit përmes Prishtinës. Fillonjmë turin e Prishtinës. Prishtina, është kryeqyteti dhe njëkohësisht qyteti më i madh i Kosovës. Popullsia e Prishtinës është 198,000 banorë. Qyteti ka një popullsi me shumicë shqiptare, krahas bashkësive të tjera më të vogla, përfshirë boshnjakët, romët dhe të tjerët. Pishtina është qendra administrative, e arsimit dhe kulturës së Kosovës. Vizita jonë vazhdon me Bulevardin Nënë Tereza, Statujën e Skënderbeut, Muzeun Etnografik. Pas vizitës në Prishtinë udhëtoni drejt Prizrenit. Në Prizren do të vizitojmë: Urën Osmane, Xhaminë e Sinanit, Hamamin e Gazi Mehmet Pashës, Shtëpinë e Lidhjes Shqiptare etj.

Lost your password?

Address

“Themistokli Germenji” Street, near TVSH area, shk. 1; k.1, Tirana

Phone

Email