Slloveni

Rreth destinacionit

Sllovenia, ky vend piktoresk, i pozicionuar në zemër të Evropës, i ndodhur midis alpeve dhe detit Adriatik, pranë kryeqyteteve kryesore evropiane e megjithatë aq larg ritmit të vrullshëm të jetës urbane. Lokacioni i saj i përsosur gjeografik dhe pasuritë natyrore, e bëjnë atë një vend ideal për t'u çlodhur dhe ripërtërirë shqisat tuaja. Shijoni natyrën, produktet vendase, verërat e klasit botëror dhe historitë mijëra vjeçare të qytetit… dhe nëse adhuroni SUP (Stand Up Paddle Boarding), një tjetër anë magjike e Sllovenisë pret ta zbuloni: alpet dhe liqenet piktoreske, lumenjtë në ngjyrë jeshile smeraldi, bregu i Adriatikut apo vozitja në lum përgjatë qytetit të vjetër të Lubjanës. Majat me dëborë, lumenjtë ngjyrë turkez dhe bregdeti Adriatik frymëzuar nga Venecia. Në Slloveni, pas kuzhinës dhe kulturës të rafinuar qëndron sharmi i këtoj shteti që e karakterizon këtë vend. Sllovenia dallohet kryesisht për turizmin natyror. Sigurisht, vendi është i pasur edhe me muze mjaft interesantë dhe kisha historike, por vendasit duket se favorizojnë pushimet aktive në natyrë ku dhe ju si vizitor jeni më se të mirëpritur nëse dëshironi të merrni pjesë. Aktivitetet më të njohura janë shëtitjet dhe ngjitjet në mal, megjithëse gjithnjë e më shumë sllovenët po praktikojnë çiklizmin (veçanërisht në kryeqytet, Lubjanë). Për mos t’u humbur është eksperienca unike që ofron Lumi Soca sidomos për aktivitete rafting. Të tjera aktivitete që vlejnë të konsiderohen në Slloveni janë kalërimi, turizmi i shpellave, parashutizmi, dhe zhytjet. Nëse e gjithë kjo ju tingëllon pak "e tepërt", ju mund të zgjidhni të shkoni në bregdet dhe relaksoheni duke bërë banjo dielli në detin Adriatik. Kuzhina sllovene huazon paksa nga secila prej fqinjëve të saj - Italia, Austria, Hungaria dhe rajoni i Ballkani - duke risjellë në stilin Slloven pjata të njohura dhe unike. Touch "Slovenian" një tendencë që bazohet në përdorimin vetëm të përbërësve ushqimorë të freskët dhe lokalë, rezultati është thjesht një eksperiencë fantastike ushqimesh, ku mund të shijoni pjata nga kombinime të pazakonta sikurse drithërat e hikërrorit apo fasulet e pjekura, ndaj të cilave nuk mund të rezistosh. Vera Sllovene, e bardha ose e kuqja, që përfaqëson varietetet rajonale të prodhimit të verës bashkohen më së miri me specialitetet lokale. Sllovenia ofron një peisazh të virgjër në zemër të Evropës, me pamje të majave të maleve të larta, kodrave dhe luginave që përngjasojnë si një pikturë peizazhi të shekullit të XIX, me liqene dhe lumenj rrezëlitës që duket sikur kanë gurë smeraldi nën to. Sllovenët identifikohen me bukuritë natyrore të vendit të tyre dhe qëllimi parësor i tyre është gjithmonë mbrojtja dhe ruajtja e tyre brez pas brezi. Aty ku ndërhyn dora e njeriut, shpesh sjell rezultate të mira, sikurse tek liqeni i Bledit, ku një kishëz e vogël e stilit barok në majë të ishullit Bled dhe një kështjellë mesjetare në shkëmb plotësojnë këtë tërësi harmonike.

Pikat kryesore

Një parajsë tokësore e majave të mbuluara me dëborë, lumenjve jeshile në smerald dhe vijës bregdetare të stilit venecian, Sllovenia pasuron thesaret e saj natyrore me një arkitekturë harmonike, kulturë rurale të pasur dhe kuzhinë të sofistikuar. Sllovenia është një nga vendet më të gjelbërta në planet, me më shumë se gjysmën e sipërfaqes së saj të mbuluar në pyje të paprekura.

Fakte të shpejta

Monedha zyrtare e Sllovenisë është Euro që nga viti 2007. Popullsia e Sllovenisë është afërsisht 2 milion banorë me rreth 51% të saj femra dhe 49% meshkuj. Gjuha zyrtare e Sllovenisë është sllovenishtja e cila përdor alfabetin latin. Së bashku me kroatishten, serbishten, maqedonishten dhe bullgarishten, ajo klasifikohet në degën sllave të jugut të gjuhëve sllave.

Duhet të dini

Ferma e kuajve Lipica me famë botërore e Sllovenisë, e famshme për Lipizzanerët e saj aristokratë, ka funksionuar pa ndërprerje që nga themelimi i saj në 1580. Çiftet ende sot martohen në Ishullin Bled ku sipas traditës dhëndri duhet ta mbajë nusen në krahë për 99 shkallë deri në ishull, për të siguruar një martesë të gjatë dhe të lumtur.

Evente

Karnavali i Dragoit është padyshim më i rëndësishmi në Lubjanë dhe përfshin, ndër të tjera, një numër figurash tipike karnavale Sllovene të rrënjosura në traditën pagane, të tilla si "kurent", "laufar", "morostar" dhe disa të tjerë. Nga data 4 deri më 5 qershor, organizohen ditë mesjetare në kështjellën e Bledit, ku zhvillohen aktivitete të tilla si dyluftimi kalorsiak.

Lost your password?

Address

“Themistokli Germenji” Street, near TVSH area, shk. 1; k.1, Tirana

Phone

Email